Një ndërtesë në Milano është përfshirë sot nga flakët. Zjarri ka rënë fillimisht në një apartament në katin e parë, ndërsa flakët kanë përfshirë më pas të gjithë anën e majtë të godinës.
Godina 18 katëshe strehonte shtatëdhjetë familje.

Mediat lokale raportuan se nuk është ende e qartë nëse dikush është lënduar nga zjarri, i cili thuhet se është përhapur në të gjithë strukturën brenda pak minutash.
Autoritetet, nga Mbrojtja Civile tek Policia Vendore, po mbledhin emrat e banorëve të pranishëm në rrugë në përpjekje për të kuptuar nëse mund të ketë ende njerëz brenda.

