Nga Shqipëria / E Diel 29 Gusht 2021, 16:04

Gruaja afgane sjell në jetë foshnjën gjatë fluturimit drejt Britanisë

Një grua e cila po largohej nga Afganistani drejt Mbretërisë së Bashkuar ka sjelle në jetë një vajzë në një fluturim të Turkish Airlines.

Soman Noori, 26 vjeç u bë nënë në fluturim ndërkohë në bord nuk kishte asnjë mjek. Stafi i avionit asistoi nënën e re në lindje në hapësirën ajrore të Kuvajtit. E porsalindura u mbështoll me një batanije. 

Ky është fëmija e tretë për 26-vjeçaren dhe partnerin e saj Taj Moh Hammat. Aeroplani po transportonte afganë që punonin me Mbretërinë e Bashkuar.