Nga Shqipëria / E Diel 29 Gusht 2021, 15:03

E rëndë në Kosovë/ Djemtë bëjnë nënën për spital

Një ngjarje e rëndë është raportuar së fundmi në Prizren, ku nëna është dhunuar nga dy djemtë e saj pas një mosmarrëveshje. Vetë gruaja ka raportuar rastin në polici dhe është mjekuar në spital.

“Prizren, 28.08.2021-19:37. Viktima femër kosovare ka  raportuar se pas një mosmarrëveshje me dy djemtë e saj, ata e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion të policisë, janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar mbahen për gjashtë (6) orë në stacion policor dhe pastaj lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.

Burimi: "ABC News"