Nga Shqipëria / E Diel 29 Gusht 2021, 14:02

Albani do të largohet në Arabinë Saudite, por ç'do të ndodhë me Çiljetën

Prej 5 vitesh Çiljeta është në një lidhje dashurie me portierin e Partizanit, Alban Hoxhën. Çifti duken shumë të lumtur bashkë e kjo shihet edhe nga postimet në rrjete sociale. 

Mirëpo, sezonin e ardhshëm Albani mund të mos jetë më pjesë e Partizanit, pasi ka mundësi të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite. Sipas “Gazetës Panorama”, portieri e ka marrë ofertën disa javë më parë dhe ka nisur negociatat në fshehtësi të plotë.

Burime të sigurta pranë Albanit dhe Çiljetës kanë treguar se ai fillimisht mund të shkojë i vetëm, e më pas mund t’i bashkohet dhe Çiljeta.