Nga Shqipëria / E Diel 29 Gusht 2021, 11:11

E trishtë/ Sëmundja e rëndë i merr jetën politikanit të njohur shqiptar

Ish-kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kolë Berisha është ndarë nga jeta ditën e sotme. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Lajmin e hidhur e ka njoftuar i biri, me anë të një statusi në rrjete sociale.

Postimi i plotë i Visar Berishës

Sot heret ne mengjes na la Kolë shoqi!

Mas nje semundje te rande e kahemotshme, i mesuem mos m’u dorezu, sot baba pranoj burrnisht me iu dorezue Hyjit ne jeten e pasosun.

Ma shume se dhimte, kam nje ndjenje çlirimi per trupin e tij, qe ka vuajtur kaq shume ne heshtje e pervujtshem.

Per shkak te situates se rande epidemiologjike dhe masave qe prej sot jane ne fuqi, nuk do te mund te organizojme te pame per baben.

Neser, me 30.08.2021 ne oren 11, ne Katedralen Nene Tereza ne Prishtine do te celebrohet Mesha e Drites per baben, kurse ne oren 13 do te jete vorrimi me rrethin e ngushte familjar ne vorrezat e qytetit te Prishtines.

E di, qe shume prej jush doni me qene nga afer pjese e dhimtes tone, por shendeti i juaj dhe te gjithe te tjereve ka me shume rendesi.

Kujtojeni baben e ne në lutje, prej aty ku jeni.

Ngushllimet i pranojme nepermjet telefonit.