Videoja e një gruaje duke pastruar veshët me ujë të oksigjenuar është bërë virale në rrjet. Doktoreshë Tonia L.Farmer, nga Warren, ka treguar për “Buzzfeed” se kjo është një mënyrë shumë efikase, e sigurt dhe praktike për pastrimin e veshëve.

“Unë e përdor ujin e oksigjenuar për të pastruar veshët nga dylli pothuajse çdo ditë. Është i sigurt të përdoret në kanalin e veshit, por theksoj se nuk duhet të përdoret nëse ka ndonjë vrimë në daulle”, ka treguar ajo.

Për pastrimin e dyllit, Dr. Tonia rekomandon të hidhen 5-10 pika nga uji i oksigjenuar në kanalin e veshit, duke u shtrirë për 5 minuta. Më pas duhet të ulni kokën në mënyrë që uji i oksigjenuar dhe dylli të dalin nga veshi juaj. Ajo gjithashtu rekomandon përdorimin e peshqirit.
Përsa i përket “kunjave të veshëve”, Dr. Tonia thotë se nuk janë aspak të rekomandueshme. Kjo pasi ato e shtyjnë dyllin më thellë në kanalin e veshit, në vend se ta pastrojë. Përdorimi i vazhdueshëm i tyre mund të shkaktojë dhimbje, humbje të dëgjimit ose vrima në daullen e veshit. Gjithashtu, duke qenë se lëkura e kanalit të veshit është delikate, përdorimi i kunjave mund të shkaktojë mavijosje ose gërvishtje të lëkurës. Kjo mund të çojë në infeksion të veshit.

“Kanali i veshit është në të vërtetë vetë-pastrues deri në një farë mase. Dylli shtyhet në hapjen e kanalit të veshit nga lëvizja normale e përtypjes së nofullës dhe qimet e vogla në lëkurë ndihmojnë që të mos hyjë thellë në kanal. Kunjat e veshëve mund t’i shkulin qimet dhe të prishin aftësitë normale të vetë-pastrimit. Prandaj rekomandoj ujin e oksigjenuar”, ka shtuar ajo.
Më poshtë mund të shihni videon që është bërë virale:
@ayishafrita Lmao it doesn’t burn I just kept saying sizzling I mean bubbling? ##health ##earwax ##sinus ##tip
? original sound - Isha
