Nga Shqipëria / E Diel 29 Gusht 2021, 09:09

Gramsh/ Jetonte i vetëm, 62-vjeçari gjendet i vetëvarur nga familjarët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gramsh, ku një 62-vjeçar i ka dhënë fund jetës. Y.T është gjetur i vetëvarur nga familjarët, pa shenja dhune. Mësohet se ai jetonte i vetëm.

“Më datë 29.08.2021, rreth orës  07:00, në fshatin Valës, Grmash,  në  banesën e tij,  është gjendur i vetëvarur nga familiarët, pa  shenja dhune  shtetesi Y.T,  62 vjeç, i cili jetonte i vetëm”, ka njoftuar policia.