Emisioni “VIP Dado” i cili transmetohet në Kosovë, së shpejti pritet të nisë transmetimin edhe në Shqipëri. Produksioni ka nisur një bashkëpunim me ekranin “Top Channel”, ku do të transmetohet sezoni i ardhshëm.

Edi Manushi do të jetë një ndër prezantuesit e programit, ndërsa krahas tij përflitet se do të jetë Anita Haradinaj si bashkëprezantuese.

Së fundmi, në rrjet ka qarkulluar një foto e dyshes e cila ka bërë që të lindin dyshimet.

Burimi: "Top Channel"




