Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Gusht 2021, 18:06

Kosova shtrëngon masat anti-Covid, rikthehet kufizimi i lëvizjes

Situata nga Koronavirusi paraqitet alarmante në Kosovë, e për këtë arsye qeveria ka ashpërsuar sot masat mbrojtëse.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se situata epidemiologjike në javët e fundit ka qenë e rëndë. Në masat e reja përfshihet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 05:00.

Qeveria ka vendosur që viti shkollor të nisë me 13 Shtator. Masat pritet të hyjnë në fuqi të dielën, pas publikimit të vendimit.

Burimi: "Abc News"