Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Gusht 2021, 18:06

10 postimet më interesante të VIP-ave që keni humbur këtë javë

Nëse keni qenë të zënë për të kontrolluar postimet më të reja në Instagram, “Xing.al” po iu tregon se çfarë keni humbur gjatë javës:

1. Marina Vjollca

Në fillim të javës moderatorja Marina Vjollca konfirmoi se është në pritje të ëmbël, duke publikuar fotot e para me barkun e rrumbullakosur. Më pas, ajo dhe Getoari u nisën me pushime për në ishullin Sejshell, ku ndodhen akoma.

2. Shpat Kasapi

Të hënën, me anë të një postimi shumë të ëmbël në rrjete sociale, Shpat Kasapi zbuloi se ai dhe Selvija do të bëhen prindër për herë të parë.

3. Ermal Mamaqi

Ermal Mamaqi publikoi të hënën një video duke përdorur kremrat e “Ami’s Beauty”. Ai mbeti aq i kënaqur sa ka vendosur mos t’iu ndahet më.

4. Çimi dhe Lindita

Dy ish-konkurrentët e “Përputhen” zyrtarizuan lidhjen të hënën, duke publikuar në rrjete sociale foto e video duke u puthur.

5. Fifi

Ditën e martë, Fifi uroi Florin për ditëlindje me një postim shumë special në rrjete sociale. “100 ma t’lumtunat e botës për ty! Të paça përjetësisht”, shkroi ajo krahas fotos së tyre.

6. Ilva Tare

Të mërkurën, Ilva Tare publikoi në rrjete sociale foto nga jeta e saj e re në Washington. Ajo publikoi foto pranë fëmijëve, duke thënë se ndihet e bekuar.

7. Valdrin Sahiti

Valdrin Sahiti u bë baba për herë të dytë të mërkurën. Bashkëshortja e tij Edita solli në jetë një vajzë dhe stilisti publikoi në rrjete sociale një foto duke zbuluar i kanë vendosur emrin e veçantë, Paris.

8. Greta Koçi

Ditën e enjte, këngëtarja mori vëmendjen e të gjithëve me një postim në Instastory. Ajo zbuloi se jo vetëm që është fejuar, por dhe martuar. Greta i tregoi si me stil të dyja unazat.

9. Loredana

Reperja e njohur konfirmoi ndarjen nga Mozzik ditën e premte, me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo tha se janë të dy kokëfortë e si rrjedhojë nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme.

10. Ermali dhe Rezarta

Po të premten, Ermali dhe Rezarta nisën pushimet në Kretë të Greqisë. Ata të dy kanë udhëtuar çift dhe kanë rikrijuar foton e Ben Affleck dhe Jennifer Lopezit, ku Ben prek të pasmet e kësaj të fundit.

Në foton e publikuar nga Rezarta, Ermali shihet duke i prekur të pasmet.