Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Gusht 2021, 17:05

Nëse keni fëmijë, ky mesazh i rëndësishëm i Ledri Vulës është për të gjithë ju

Reperi i njohur, Ledri Vula ka publikuar në rrjete sociale disa foto dhe video nga pushimet me Sarën dhe vogëlushen e tyre, Poem Blu. Familja kanë kaluar disa ditë të mira në brigjet e jugut dhe momentet më të ëmbla, Ledri i ka ndarë me të gjithë ndjekësit.

Krahas postimit, reperi ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjithë prindërit. Ai ka shkruar se fëmijët nuk mbajnë mend lodrat e shtrenjta, por kohën që prindi kalon me ta.

“Në fund, fëmijët nuk do të mbajnë mend atë lodrën e shtrenjtë që ju bleve, por të do të mbajnë mend kohën që kalove me ta”, ka shkruar Ledri. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)