Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha kanë nisur pushimet në Kretë të Greqisë. Ata të dy kanë udhëtuar si çift, pa praninë e vajzës së tyre Hera.

“Mami dhe babi pa Herën”, ka shkruar Rezarta krahas një videoje ku shihet me Ermalin, të cilën e ka shoqëruar me sy zemra. Kjo nuk është pritur dhe aq mirë nga disa ndjekës, të cilët nuk e kuptojnë si mund të jetë e lumtur që nuk e ka të bijën me vete.

“Çdo prind është i lumtur kur ka fëmijët afër, të ti e kundërta, lumturohesh kur nuk e ke fëmijën afër”, i ka shkruar një ndjekëse.
Rezarta e ka marrë me sportivitet dhe i është përgjigjur “Këtë zgjuarsi e ke vetë apo të ndihmoi ndonjë tjetër ta shkruash, thuaj të vërtetën”.

Ndërkohë ndjekës të tjerë e kanë mbështetur duke thënë se çdo çift ka nevojë të kalojë pak kohë vetëm, por kjo nuk do të thotë që ajo është e lumtur pa vajzën e saj.




