Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Gusht 2021, 14:02

Ishte infektuar me Covid, hidhet nga spitali një vajzë 34-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patra të Greqisë ku një vajzë e re ka tentuar që t’i japë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e një spitali. 34-vjeçarja u përpoq t’i japë fund jetës duke u hedhur mëngjesin e sotëm nga kati i parë i klinikës covid në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Patras, ku po trajtohej.

Sipas informacioneve rreth orës 05:00 të mëngjesit, vajza ishte në repart me dy pacientë të tjerë femra, të cilët sapo kuptuan se çfarë kishte ndodhur, njoftuan menjëherë infermierët.

34-vjeçarja me origjinë nga Aigio ishte diagnostikuar me koronavirus dhe ishte shtruar në spital 15 ditët e fundit.

E reja ka pësuar fraktura në këmbën e majtë dhe do t’i nënshtrohet një operacioni në orët e ardhshme.

Burimi: abc