Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Gusht 2021, 10:10

Një gjarpër 3 metra del nga raftet e një supermarketi

Një gjarpër rreth 3 metra i gjatë ka dalë nga një raft me erëza, në një supermarket në Australi. Për fat të mirë në ato momente po bënte pazar një ish-zbutëse e kafshëve, që ka ndihmuar klientët.

Hilary Leigh falë përvojës së saj dhe reagimit të menjëhershëm arriti ta kapte gjarprin.

“Po kërkoja erëza për darkën e së hënës kur dëgjova një tingull të njohur brenda distancës së frymëmarrjes së fytyrës sime”, ka shkruar ajo në Facebook. Klientja e hoqi gjarprin dhe deklaroi se të gjithë ishin me shumë fat që ajo dinte si ta trajtonte atë. Kështu, gjarpri u hoq me qetësi dhe pa ndonjë aksident.