Nga Shqipëria / E Premte 27 Gusht 2021, 21:09

Ishte larguar nga shtëpia, 23-vjeçari gjendet i mbytur në Shkumbin

Një 23-vjeçar që vuante nga sëmundja e epilepsisë është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 në fshatin Hotolisht, Librazhd.

Viktima është banues në fshatin Spathar. Familjarët kishin bërë denoncimin për largimin e tij nga banesa 4 ditë më parë.

Grupi hetimor thekson se po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.