Kryeministri Rama u ka uruar mirëseardhjen me dhurata afganëve të strehuar mes Durrësit dhe Kavajës të cilët mbërritën në vendin tonë pak pas mesnatës.
Rama tha se e kupton situatën që ata po jetojnë sot pasi edhe shqiptarët kanë qenë dikur në vendin e tyre.
Rama shkëmbeu edhe batuta me disa prej fëmijëve teksa shpërndau dhuratat ndërsa iu kërkoi atyre të fillojnë të mësojnë edhe gjuhën shqipe.
