Sagent Sadat ishte ministër i komunikimit i qeverisë në Afganistan, përpara se të vendosej në Gjermani dhjetorin e kaluar, duke shpresuar për një të ardhme më të mirë. Ai aktualisht punon si shpërndarës picash në Leipzig.

Sagent thotë se në vendlindjen e tij e kanë komentuar negativisht vendimin e tij për të bërë një punë të tillë pasi ka shërbyer në qeveri për dy vjet deri në vitin 2018.

“Nuk ndihem fajtor për asnjë arsye. Shpresoj që politikanët e tjerë të ndjekin të njëjtën rrugë, duke punuar me publikun në vend që të fshihen,” tha 49-vjeçari.
