Nga Shqipëria / E Premte 27 Gusht 2021, 15:03

Kamzë/ 31 vjeçari abuzon seksualisht me 26-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Kamzë. Një 31 vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 26-vjeçare.

Shtetasi A.Sh është vënë në Pranga nga policia dhe tani duhet të përgjigjet për akuzën e rëndë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh., 31 vjeç, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 26-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.