121 afganë mbërritën mëngjesin e sotëm në Shqipëri. Ato janë strehuar në tre struktura hoteliere në Durrës.
Raportohet se në këto struktura hoteliere janë vënë masa të rrepta sigurie. Aktiviteti i tyre do të jetë i kufizuar rreth ambienteve ku janë akomoduar.
Ndërkohë, shërbime mjekësore dhe të policisë u kanë marrë kontaktet për çdo rast që mund të kenë nevojë. Nuk dihet ende se për sa kohë ky grup do të qëndrojë në Durrës.
Burimi: 'Abc News'
