Policia ka arrestuar 22 vjeçaren Rexhina Çelhaka, e cila konsiderohet si shkaktarja e aksidentit tragjik ditën e djeshme në Qafë Muzinë, ku si pasojë humbën jetën 5 persona.
Sipas asaj që raporton policia, 22 vjeçarja me “Land Rover” është përplasur me një furgon me drejtues Bardhi Prodon, 51 vjeç. Për pasojë, mjeti furgon ka rënë në greminë duke lënë 5 të vdekur, mes të cilëve dhe 51-vjeçari.
Viktimat janë shoferi i furgonit, Bardhi Prodo dhe një çift të moshuarish Fiqiri dhe Drita Korçari, përkatësisht 77 dhe 72 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ishin pasagjerë. Ndërkohë, policia konfirmon se kanë humbur jetën po ashtu Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, banuese në Ukrainë dhe Olesandr Fediaieva, 53 vjeç, banues në Ukrainë.
Burimi: "ABC News"
