Nga Shqipëria / E Premte 27 Gusht 2021, 09:09

121 afganë erdhën në Shqipëri, mësohet ku do të qëndrojnë

Herët në mëngjesin e sotëm, në orën 03:15, 121 afganë mbërritën në Shqipëri. Fillimisht ata qëndruan në tendat e posaçme pranë aeroportit ushatarak, ku morën dhe ndihmë mjekësore.

Pas orës 06:00 qytetarët afganë kanë përmbyllur procedurat dhe janë drejtuar drejt një strukture hoteliare në Durrës, ku dhe do të qëndrojnë. Ndërkohë, afganët që do të vijnë në ditën në vijim do të strehohen për pak ditë në konviktet e Qytetit Studenti.

 “Grupi që ka zbritur sot, që është grupi i parë, do të strehohet në një strukturë hoteliere në Durrës. Ndërkohë që teksa presim që të kalojë piku i sezonit e të çlirohen kapacitetet e strukturave hoteliere për pjesën tjetër, afganët e tjerë që do të vijnë në ditët në vijim do të strehohen për pak ditë në konviktet e Qytetit Studenti”, ka deklaruar ministrja Xhaçka.