Nga Shqipëria / E Premte 27 Gusht 2021, 09:09

Fëmijë, gra dhe burra, mbërrin grupi i parë i afganëve në Shqipëri

Grupi i parë me afganë ka mbërritur në Shqipëri në orën 03:15. 121 afganë janë pritur në qendrën e pritjes së përkohshme, ngritur në zonën ushtarake.

Kjo qendër është inspektuar nga Ministrja Xhaçka dhe nga ambasadorja e SHBA-së në Tiranë. 121 afganët kanë qëndruar fillimisht në tendat e posaçme pranë aeroportit ushtarak, ku kanë marrë dhe ndihmë mjekësore.

Në videon e publikuar nga kryeministri Rama shihet se në vend kanë mbërritur shumë gra dhe fëmijë afganë, por edhe burra.

“Çdo grua, burrë, fëmijë që shikoni sot këtu, është një jetë e shpëtuar nga tmerri i vendit ku jetojnë”, është shprehur ministrja Olta Xhaçka.