Në mesin e viktimave të aksidentit tragjik në Qafë-Muzinë janë edhe dy persona nga Ukraina, të cilit kishin ardhur për pushime në Shqipëri. Policia konfirmon se pesë persona humbën jetën, pasi furgoni ra në humnerë.
Viktimat janë shoferi i furgonit, një çift të moshuarish, 77 dhe 72 vjeç, banues në Tiranë të cilët ishin pasagjerë. Ndërkohë, policia konfirmon se kanë humbur jetën, po ashtu një çift nga Ukraina gruaja 48 vjeçe dhe burri 53 vjeç.
E vetmja e mbijetuar, e cila ndodhej në furgon është 25 vjeçarja, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, lëndime ka marrë edhe shoferja e “Land Roverit”, dhe dy të reja, 23 vjeçe dhe 22 vjeçe, banuese në Itali, të cilat ishin pasagjere në mjetin e saj.
