Nga Shqipëria / E Enjte 26 Gusht 2021, 20:08

Ndodh mrekullia, shpëtojnë dy persona nga aksidenti tragjik në Qafë-Muzinë

Dy persona kanë shpëtuar mrekullisht nga aksidenti i rëndë në Qafë-Muzinë pasditen e sotme. Drejtori i Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, Sokol Feruni në një lidhje telefonike për ABC, konfirmoi se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kanë marrë fraktura.

“Gjendja është e qetë. Po ndiqen nga mjekët. Kanë thyerje, fraktura në krah. Pacientja tjetër ka frakturë të brinjëve. Në përgjithësi gjendja është e qetë,” tha ai.

Feruni tha se personat e tjerë që ndodheshin në furgon kanë ndërruar jetë në vend. “Të gjithë kanë humbur jetën në vendin e  aksidentit. S’kemi pasur asnjë që të vijë me shenja jete në spital,” tha ai.