Nga Shqipëria / E Enjte 26 Gusht 2021, 18:06

22-vjeçarja me Land Rover përplasi furgonin, si ndodhi aksidenti me 5 të vdekur në Qafë Muzinë

Shpejtësia me të cilën po i jepte fuoristradës tip “Land Rover” një 22-vjeçarja ka shkaktuar pesë të vdekur në Qafë Muzinë në orën 15:30 të ditës së sotme.

22-vjeçarja konsiderohet nga policia si shkaktarja e aksidentit duke përplasur furgonin, i cili më pas përfundoi në greminë duke lënë 5 të vdekur.

Mes viktimave, ishin edhe një çift të moshuarish, të cilës kishin shkuar për pushime në Sarandë dhe po ktheheshin në Tiranë.

Burimi: abc