Nga Shqipëria / E Enjte 26 Gusht 2021, 18:06

Shpërthim i madh në Kabul, humbin jetën nëna e fëmijë

Kabuli është tronditur ditën e sotme nga një shpërthim i madh që ka ndodhur jashtë aeroportit të kryeqytetit afgan duke i marrë jetën 13 personave deri më tani, mes tyre nënave e fëmijëve afganë si dhe tre ushtarëve amerikanë.

Ndërkohë Sekretari i shtypit i Pentagonit John Kirby ka konfirmuar edhe një shpërthim tjetër në aeroport, pranë Hotel Baron.

Situata në aeroportin e Kabulit është më kritike se kurrë dhe SHBA nëpërmjet ambasadës në Kabul i kërkon qytetarëve që të shmangin çdo udhëtim drejt këtij destinacioni deri në njoftim të dytë.