Nga Shqipëria / E Enjte 26 Gusht 2021, 15:03

Situatë kritike në Kosovë/ 2.295 raste të reja me Covid dhe 18 viktima në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është shënuar një numër i lartë viktimash nga Koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë njofton se 18 qytetarë kanë humbur jetën.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 2295 raste të reja me Koronavirus.

Njoftimi i Ministrisë:

26 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.862 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.

Deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 12.406 testime, 2.295 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes.

Në total numri i rasteve aktive është 24.939.