Këngëtarja e njohur, Greta Koçi është treguar gjithmonë shumë e rezervuar rreth jetës private. Mirëpo, pak kohë më parë u zbulua se ajo është fejuar prej kohësh me një të ri nga Austria.

Greta nuk ka reaguar rreth lajmit në fjalë, por së fundmi na ka treguar si me stil unazën e fejesës. Ajo ka publikuar një video nga natyra në Instastory dhe të gjithë vëmendjen e ka marrë unaza në gishtin e saj.

Kujtojmë se burime të sigurta pranë këngëtares kanë treguar për “N’Zoom’ se së shpejti ajo do ta kurorëzojë dashurinë me martesë.





