Nga Shqipëria / E Enjte 26 Gusht 2021, 13:01

E rëndë në Durrës/ Vjehrra dhe djali rrahin nusen

Një ngjarje e rëndë është raportuar së fundmi në Durrës, ku shtetasi F.U, 27 vjeç ka rrahur bashkëshorten me bashkëpunim të nënës së tij 56-vjeçe, Z.U.

27-vjeçari është arrestuar në flagrancë, ndërsa e ëma është proceduar penalisht nga policia.

"Policia e Durrësit njofton se u arrestua në flagrancë shtetasi F. U., 27 vjeç, si dhe u procedua penalisht nëna e tij, shtetasja Z. U., 56 vjeçe, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së shtetasit F. U", thuhet në njoftimin e policisë.

Burimi: "Abc News"