Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale një video nga Rezidenca Studentore Universitare nr.2, ku shihet së bashku me ministren Kushi. Ai është shprehur se vaksinimi i studentëve është një domosdoshmëri për ecurinë normale të vitit të ri akademik.
Rama ka deklaruar se vaksinimi mund të kthehet i detyruar për këdo që hyn në auditore.
“Mund të vijë momenti, duke pasur parasysh edhe ça po ndodh nëpër botë, duke pasur parasysh rritjen e numrave, duke pasur parasysh rreziqet e variantit Delta, që vaksinimi për studentët që hyjnë në auditore të jetë i detyrueshëm. Do duhet që t’iu komunikohet kjo vazhdimisht që nëse vjen momenti, mos të thonë pse nuk na thatë. Këtu s’ka “dua” “s’dua”. Mund të vijë momenti që të jetë i detyrueshëm”, është shprehur Rama.
