Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Gusht 2021, 18:06

Pas largimit nga ekrani, Ilva Tare tregon jetën e re në Amerikë

Ilva Tare është zhvendosur në Washington së bashku me familjen duke nisur kështu një jetë të re. Në postimet e fundit në Instastory gazetarja është pyetur nga ndjekësit sesi ndihet këtë periudhë dhe ajo u përgjigj: “E bekuar”, duke postuar foto krah fëmijëve.

Ilva tha se Washingtoni i është dukur i mrekullueshëm.

E pyetur sesi po kalon andej, gazetarja postoi foto të dy fëmijëve të cilët shihen të lumtur dhe tha: “Shih e shkruaj”.

Nje tjeter pyetje ishte se kur do e shohim sërish në ekran, po Ilva akoma po mendohet për këtë pjesë.