Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Gusht 2021, 18:06

Merret vendimi: Afganët do të qëndrojnë 1 vit në Shqipëri

Afganët do të qëndrojnë në Shqipëri për një vit. Në mbledhjen e fundit të qeverisë “Rama 2”, këshilli i ministrave ka vendosur që dhënia e mbrojtjes së përkohshme për afganët që do të strehohen në Shqipëri për shkak të luftës do të zgjasë 1 vit.

Kështu do të krijohet një task forcë e cila do të shërbejë si strukturë e posaçme për menaxhimin e fluksit të kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare.

Kjo task forcë do të kryesohet nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe do të ketë në përbëje edhe 6 ministra të tjerë, konkretisht atë të Brendshëm, Mbrojtjes, Ekonomisë, Arsimit, Shëndetësisë dhe Turizmit.

Kjo taks-forcë do të ketë për detyrë negocimin me partnerët ndërkombëtarë për çështjet që lidhen me strehimin e afganëve në Shqipëri si dhe do të hartojë një plan veprimi duke koordinuar situatën e pritjes dhe akomodimit të afganëve në vendin tonë.

Burimi: abcnews