Zv.kryeministri Erion Braçe ka lajmëruar largimin e tij nga qeveria. Në një postim në Facebook, Braçe shkruan se ka një fund dhe se është i nderuar që i shërbej njerëzve në nevojë, veçanërisht në ditët e tyre më të vështira në 24 vitet e fundit.
“Ka një fund!I nderuar që shërbeva për njerëzit në nevojë! Në ditët e tyre më të vështira në 24 vitet e fundit”, shkruan ai.
Tre vite më parë, kryeministri Edi Rama emëroi deputetin socialist Erion Braçe në postin e zëvëndës kryeministrit, duke zëvendësuar Senida Mesin. Një vendim i tillë u prit me ovacione në sallën e Asamblesë Kombëtare.
Dorëheqja e tij vjen një javë para që kryeministri Edi Rama të bëjë publik emrat e qeverisë “Rama 3”.
