Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Gusht 2021, 16:04

Baba për herë të dytë, Valdrini zbulon emrin e veçantë që i vendosi vajzës

Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti dhe bashkëshortja e tij, Edita Ramadani u bënë sot prindër për herë të dytë.

Edita ka lindur në Washington dhe ka sjellë në jetë një vajzë. Lajmin e ëmbël e konfirmoi edhe stilisti, i cili postoi një foto të dorës së vogëlushes dhe zbuloi se i kanë vendosur emrin Paris.

Kujtojmë se çifti janë prindër dhe të një vajze tjetër, të quajtur Bella.