
Vonesa e menstruacioneve jo domosdoshmërisht i referohet shtatzënisë. Ekzistojnë disa faktorë që nxisin çrregullimin e ciklit menstrual e këta faktorë mund të lidhen me shëndetin, apo me stilin e jetesës- vëren Shelley White-Corey, asistente në Kolegjin e Infermierisë në Texas A&M Health Science College .
1. Ushqyerja me gji
Pasi të bëheni me fëmijë, periodat edhe mund të mos vijnë, por mos u alarmoni! Nëse e ushqeni fëmijën tuaj me gji, mungesa e periodave është normale. Kjo fazë njihet si amenorre laktacionale dhe prish ritmin e ciklit menstrual. Pas disa muajsh, periodat kthehen si zakonisht.
2. Humbja apo shtimi i peshës
Nuk ka rëndësi nëse jeni mbipeshë apo nënpeshë, çdo ndryshim në kilogramë mund të ndikojë në ciklin tuaj mujor. Problemet e zakonshme shëndetësore të lidhura me peshën dhe menstruacionet e parregullta, përfshijnë çrregullime të të ngrënit si anoreksia, bulimia apo diabeti.
3. Stërvitja e tepërt
Stërvitja e tepërt mund të çojë në nivele më të ulëta të estrogjenit, i cili është hormoni që rregullon procesin riprodhues të femrës. Shumë femra atletiste përjetojnë amenorre sekondare, që do të thotë nuk kanë perioda për 6 apo më shumë muaj.
4. Stresi
Stresi kronik mund të prishë ekuilibrin e jetës tuaj. Si pasojë e stresit mund të keni amenorre dhe kjo do t’iu parandalojë menstruacionet.
5. Ndryshimet në orarin e gjumit
Ndryshimet në orarin e gjumit janë një tjetër faktor që ndikon në parandalimin e ciklit tuaj menstrual. Sipas një studimi të botuar në Frontiers, çdo shqetësim apo ndërprerje në ritmin cirkadian (ritmi biologjik i përditshëm), mund të bëjë që ju të keni perioda të çrregullta.
6. Mjekimi
Nëse jeni duke marrë një ilaç të ri, një ndër efektet anësore mund të jenë periodat e çrregullta. Disa ilaçe të kontrollit të lindjes mund t’i ndërpresin periodat kur jeni me to.
7. Mosfunksionimi i tiroides
Hipotiroidizmi apo hipertiroidizmi mund të shkaktojnë çrregullime në ciklin menstrual. Gjëndra tiroide prodhon hormone që ndihmojnë në rregullimin e proceseve të trupit, dhe nëse hiqet nga ekuilibri, mund të bëjë që ju të keni menstruacione të çrregullta.
8. Sindroma e vezoreve policistike
Ashtu si mosfunksionimi i tiroides edhe PCOS mund të shkaktojë çrregullim hormonal në trupin tuaj, duke shkaktuar menstruacione të çrregullta.
9. Perimenopauza
Nëse jeni duke hyrë në perimenopauzë, faza e parë e menopauzës, mund të vini re se periodat tuaja ndodhin më rrallë. Kjo shkaktohet nga një rënie e hormonit të estrogjenit.
Burimi: "vitalrecord"
Përshtati: "Xing.al"