Dardan Krivaqa është arrestuar për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani në Ferizaj të Kosovës. Dyshja kishin vetëm dy muaj të martuar me njëri-tjetrin.
Së fundmi, rreth ngjarjes në fjalë ka reaguar dhe vëllai i autorit, Kastrijot Krivaqa. Me anë të një postimi në rrjete sociale ai ka shprehur ngushëllimet për familjen e të ndjerës Osmani.
Krivaqa ka shkruar se i vëllai ka lënduar dhe njëllosur të gjithë familjen me krimin makabër, teksa ka theksuar se ai iu ka sjellë gjithmonë probleme dhe uron të marrë dënimin e merituar.
"Prinder, miq, farefis dhe qytetare te Ferizajit:
Pranoni ngushëllimet me të sinqerta që burojne thelle nga shpirti im, me shpresë dhe ndihmen e Allahut ta perballojm kete TRAGJEDI.
Ky krim makaber qe e beri “vellai im” na la pa asnjë fjale të gjitheve. Vertete jemi të traumatizuar dhe te prekur, e mbi te gjitha ai me krimin qe bëri, njollosi dhe lendoi tëre familjen tone.
Gjate tëre jetes na ka sjelle probleme dhe telashe të papara, por asnjehere nuk na ka degju dhe perfille keshillat tona.
Une si vella i madhe jam perkujdesur per familje qysh ne mosh shume te re nga se heret kemi mbet pa baba, por jam mundu qe “vellaun” ta kshilloj dhe ndihmoj, por ai asnjeher nuk ka degjuar askend. Me rastim e kapjes dhe arrestimit te tij nga policia e Kosoves, si dhe ndihmesis qe bene qytetaret, une i pergezoj dhe shpresoj se ligji do t’ja shqiptoj denimin meritor, si dhe shpresoj qe ky krim makaber do te mobilizon te gjithe neve per te i evitu Krimet, dhe te luftojm per mireqenien e femijeve tane. Ne vecanti edhe njiher i shprehi ngushellime Familjes Osmani. Zoti ju dhasht force dhe gajret", ka shkruar ai.

