Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetes, i fituar në zgjedhjet e 25 Prillit. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama, gjatë fjalimit përmbyllës të mandatit të dytë.

Rama ka treguar se vendimi i Çomos ka ardhur menjëherë pas shtimit të rasteve nga varianti Delta.

“Jam sinqerisht i prekur nga komunikimi me doktoreshë Najada Çomon, e cila u bë simbol i rezistencës së mjekëve/ infermierëve në vijën e parë. Ajo më kërkoi para pak kohësh tërheqjen e saj nga roli i saj i ri i deputetes, duke e ndjerë shumë të fortë detyrimin për të mos u ndarë nga ekipi i saj fantastik, pikërisht kur varianti Delta nisi të mbushë shtretërit e terapisë intensive. E falenderoj Najadën publikisht për këtë shembull kuptimplotë të ndjenjës së detyrës ndaj atyre në nevojë”, ka deklaruar kryeministri.
