Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore për Dardan Krivaqën, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani.
Kjo seancë është ndërprerë për disa minuta pasi Krivaqa ka humbur ndjenjat. "Gazeta Express" raporton se ai ka marrë ndihmën e parë në sallën e gjyqit dhe më pas seanca ka rifilluar.
Ndaj Krivaqit rëndon akuza “vrasje e rëndë”. Ai u arrestua një ditë më parë dhe është i dyshuari kryesor për vrasjen e Marigonës, me të cilën ishte martuar dy muaj më parë.
Burimi: "Gazeta Express"
