Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Gusht 2021, 12:12

‘Delta po rrit rastet’, këto janë tre qytetet me numrin më të lartë të të prekurve

Këtë të mërkurë është mbajtur konferenca e Komitetit Teknik të Ekspertëve, për të diskutuar në lidhje me situatën e Koronavirusit në vend. Përgjatë javëve të fundit numri i rasteve të reja është rritur ndjeshëm dhe Rakacolli deklaroi se shkak është bërë varianti Delta.

Ndërkohë, drejtoresha e ISHP, Albana Fiço tha se vendet me numrin më të lartë të infektimeve janë Saranda, Himara dhe Kopliku. Pavarësisht numrit të lartë të rasteve, Komiteti ka vendosur të mos i shtrëngojë masat anti-Covid. (Lexo këtu)