Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Gusht 2021, 11:11

Shtrëngim masash pas rritjes së rasteve me Covid? Komiteti i Ekspertëve merr vendimin

Përgjatë javëve të fundit në vend është vënë re një rritje e ndjeshme e rasteve me Koronavirus. Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur ditën e sotme, por ka deklaruar se masat nuk do të shtrëngohen.

Komiteti Teknik ka konfirmuar se situata mund të mbahet nën kontroll duke respektuar masat e marra më herët, si maska në ambiente të mbyllura, ndalimi i grumbullimeve me mbi 50 persona, ndalimi i muzikës pas orës 23:00.

Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli ka deklaruar se shkak për rritjen e infektimeve është pikërisht varianti “Delta”.