Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Gusht 2021, 10:10

Del certifikata e autopsisë së Marigona Osmanit: Thyerje e gjymtyrëve dhe...

Autopsia e vdekjes së 18-vjeçares Marigona Osmani nuk ka dalë ende, mirëpo familjarëve të saj iu është dorëzuar një certifikatë me detaje nga Mjekësia Ligjore e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur këshilltarja në Ministrinë e Drejtësisë, Nazlije Balaj. Ajo ka zbuluar se në certifikatë përmendet qartë se në rastin e vrasjes së Marigonës, kemi të bëjnë me Politraumë.

”Nuk ka ende raport të autopsisë, por ka certifikatë të autopsisë. Sepse raporti i autopsisë përmbyllet kur të mbyllen të gjitha analizat laboratorike. Certifikata e autopsisë, i lëshohet familjes, dhe në të është e shkruar qartë dhe saktë se në këtë rast kemi të bëjmë me Politraumë. Është një rast shumë i rëndë. Ka të bëjë me thyerje të gjymtyrëve, shkurt shqip, një lloj dhune e përdorur që e ka shkaktuar edhe vdekjen e saj, mirëpo raporti i autopsisë do ta tregojë qartë dhe saktë, shkakun e vdekjes, kohën e vdekjes, mjetet të cilat janë përdorë për vdekje, ndërsa analizat laboratorike i dhanë të dhënat tjera të cilat janë të domosdoshme kur kryhet një autopsi dhe raport i cili i dërgohet prokurorisë për hetime të mëtejshme", ka deklaruar Balaj.

Burimi: "Opinion.al"