Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Gusht 2021, 09:09

Partnerja deklaron ndarjen nga Arsimi i ‘Përputhen’: Nuk kishin faj ato goca që thanë se ti…

Pas ndarjes nga Ana Lleshi, Arsimi i “Përputhen” nisi një lidhje dashurie me një vajzë të quajtur Pranvera. Dyshja dukeshin shumë të dashuruar dhe shiheshin kudo bashkë.

Mirëpo gjërat jo gjithmonë janë ashtu siç duken, pasi Arsimi dhe Pranvera janë ndarë. Kjo e fundit ka shkruar në Instastory se Arsimi është “akull” e prandaj nuk ka ecur mes tyre.

“Nuk kishin faj ata goca që thanë ti je akull. Gjithë të mirat në jetë”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, nuk ka munguar një postim as nga Arsimi, i cili ka shkruar: “Për një moment ti ishe bota ime, por tani pyes veten se çfarë nuk shkon me këtë botë? Të uroj gjithë të mirat, lamtumirë!”.