Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Gusht 2021, 09:09

Protesta për vrasjen e Marigonës, polici nuk i mban dot lotët (Video)

Ditën e djeshme në Ferizaj u mbajt protesta kundër vrasjes së 18-vjeçares, Marigona Osmani. Protesta u organizua nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore. Me pankarta në duar, protestuesit kërkuan drejtësi për vajzën e vrarë.

“RTV21” ka publikuar një video ku një efektiv policie shihet i prekur dhe duke qarë gjatë protestës së zhvilluar. Vrasja e 18-vjeçarjes ka tronditur mbarë opinionin publik dhe dy të dyshuarit janë arrestuar nga Policia e Kosovës.