Nga Shqipëria / E Martë 24 Gusht 2021, 19:07

Vrasja e Marigonës/ Pamjet nga protesta në Ferizaj

Sot në Ferizaj është mbajtur protesta kundër vrasjes së 18-vjeçares, Marigona Osmani. Protesta u organizua nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore. Me pankarta në duar protestuesit kërkuan drejtësi për vajzat e vrara.  

“Dënim maksimal për Dardan Krivaqën”, ishin disa nga thirrjet që protestuesit bënë para stacionit të policisë në Ferizaj.

Marigona Osmani, 18 vjeçarja nga Ferizaj u vra nga Dardan Krivaqa, djali me të cilin kishte dy muaj e martuar.