Modelja e njohur greke, Afroditi Barba është arrestuar ditën e djeshme nga policia greke, pasi iu gjetën në makinë 35 pako kokainë në sediljen e makinës së saj Range Rover.

31-vjeçarja u dërgua menjëherë në Departamentin e Policisë në Glyfada të Greqisë, ndërsa automjeti i saj u konfiskua.

Sipas dëshmisë së oficerit të policisë që e arrestoi modelen, ishte Range Rover me vlerë disa mijëra euro që ngjalli dyshimet për ta kontrolluar atë dhe gjithashtu sjellja e 31-vjeçares që nga momenti kur doli nga automjeti dhe një telefonatë në të cilën ishte nervoze dhe e mërzitur i bëri blutë të dyshojnë edhe më shumë.

Sakaq, avokati i modeles ka hedhur poshtë zërat dhe ka deklaruar për mediat vendase, se makina që Barba posedon është blerë nga ish-bashkëshorti i saj.

