Nga Shqipëria / E Martë 24 Gusht 2021, 15:03

Dalin pamjet kur u kap Dardan Krivaqa që vrau 18-vjeçaren në Ferizaj

Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani, në Ferizaj është arrestuar sot. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, njofton se është arrestuar i dyshuari për ‘’Vrasje të rëndë’’. Vrasja e rëndë, ka ndodhur me datën 22.08.2021 në Ferizaj, ku humbi jetën 18 vjeçarja M.O (F/K) . Ai po shoqërohet në polici”, thuhet në njoftimin e policisë.

Foto: Korrekt Press

Krivaqa është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, që të dielën është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.

I dyshuar për këtë rast është edhe Arbër Sejdiu që është arrestuar dy ditë më parë.