Nga Shqipëria / E Martë 24 Gusht 2021, 14:02

E tmerrshme: Njerku lë shtatzënë vajzën e mitur të gruas

Policia turke ka arrestuar një burrë në qytetin Diyarbakir pasi dyshohet se ka lënë shtatzënë të bijën e mitur të bashkëshortes. Njerku u kap nga policia pasi mjekët zbuluan se 16-vjeçarja ishte shtatzënë. Fillimisht ajo i tha nënës së nuk ndjehej mirë dhe të dyja iu drejtuan spitalit, por më pas mjekët kanë zbuluar se vajza ishte shtatzënë.

Sipas gazetës turke “Milliyet”, ky ka qenë momenti kur e mitura rrëfeu nënës së saj se abuzohej prej dy vitesh nga njerku i saj.

Njerku është arrestuar nga policia dhe tani do të akuzohet për abuzim me të mitur dhe abuzim me persona nën kujdestari.