Nga Shqipëria / E Martë 24 Gusht 2021, 12:12

Vrau 18-vjeçaren në Ferizaj, arrestohet Dardan Krivaqa

Është arrestuar i dyshuari kryesor i vrasjes së 18-vjecares, Marigona Osmani në Ferizaj të Kosovës, Dardan Krivaqa. Lajmin e ka konfirmuar një zyrtar i policisë së Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Para dy tre minuta e kemi marrë konfirmimin se Dardan Krivaqa është arrestuar në Ferizaj. Njësitet policore janë në terren, janë duke e sjellë në polici, është arrestuar në territorin e Ferizajt me një fshat, pas pak dalim me komunikatë për shtyp”, thotë ai.

Dardan Krivaqa është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares Osmani e cila u dërgua të dielën mbrëma pa shenja jete në urgjencën e Ferizajt. I arrestuar si i dyshuar për këtë rast është edhe Arbër Sejdiu që u vu në pranga dy ditë më parë.

Krivaqa, emër i njohur për policinë ishte në kërkim prej dy ditësh.