Nga Shqipëria / E Hënë 23 Gusht 2021, 23:11

Martohet vajza e të ndjerit Bashkim Finos, dalin pamjet e para nga ceremonia

Vajza e ish deputetit të ndjerë, Bashkim Fino, Megi Fino i ka dhënë fund beqarisë. Megi ka celebruar në martesë dashurinë me Sidrit Takon.

Sot janë publikuar dhe fotografitë e para nga ceremonia ku Megi i ka thënë “po” personit të zemrës.

Megi dhe Sidrit kanë mbajtur një ceremoni të vogël me njerëzit më të afërt.

Kujtojmë që pak kohë më parë, Megi Fino u emërua zëvendës ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Burimi: abc