Qendra për Studime Gjinore në Kosovë ka thirrur një protestë për nesër në orën 12:00, pas vrasjes së 18-vjeçares Marigona Osmani në Ferizaj.
Protesta pritet të mbahet pranë Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë në Ferizaj, në shenjë revolte ndaj dhunës.

Në njoftim thuhet se kërkesat e protestës janë dënim maksimal për vrasësit, siguri për vajzat dhe gratë në të gjitha hapësirat.
Sipas dajës së të resë, vrasësi është partneri i saj, me të cilin ajo ishte martuar dy muaj më parë.
Ndërkohë që një grup qytetarësh në Ferizaj kanë ndezur qirinj në sheshin e qytetit, duke ndarë dhembjen me rastin tragjik të vrasjes së 18-vjeçares. Ata i kanë shprehur ngushëllimet familjes dhe kërkuan drejtësi.

